Blerim Kotobelli ka njoftuar largimin nga Teuta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 33-vjeçari ka zyrtarizuar largimin nga klubi durrsak.
“Nga sot nuk jam më pjesë e KF Teuta. Dua të falenderoj presidentin dhe të gjithë tifozët durrsakë”, shkruan Blerim Kotobelli në postimin e tij.
Që nga viti 2021, Kotobelli ka luajtur me fanellën e Teutës në kampionatin shqiptar, madje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.


