Tuesday, May 7, 2024

Kategoria e Parë-Sot luhen ndeshjet e javës së 23-të. Sfidë e nxehtë në Peshkopi, Korabi pret Erzenin kryesues

Lexo

Gjashtë nga tetë ndeshjet e kampionatit nKombëtar të futbollit për Kategorinë e parë luhen sot. Ajo që spikat më shumë është përballja mes Korabit të Peshkopisë, i treti në renditje me 44 pikë dhe Erzenit kryesues me pikë të barabarta me Bylisin nga 51. Një përballje kjo edhe mes dy trajnerëve të njohur, Artan Mërgjyshsi të dibranëve dhe Nevil Dedes së shijakase. Vendasit me objektiv për t’u ngjitur në dyshen kryesuese, ndërkohë që Erzeni për të mbajtur fronin e kryesuesit.

E fortë dhe me emocione pritet edhe ndeshja që do të luhet në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës, mes ekipit vendas me të njëjtin emër që renditet në vendin e dhjetë me Apoloninë e vendit të katërt. Po aq e dyluftuar pritet të jetë edhe përballja në Berat, mes Tomorrit vendas dhe Tërbunit mysafir, skuadra këto që ndajnë vendin e pestë dhe të gjashtë me vetëm një pikë diferencë.

Në ndeshjet e tjeraq, Bylisi luan brenda në “Adush Muça” me Vorën. Ndërkohë që  Pogradeci pret në shtëpi Burrelin, dhe po ashtu Turbina pret në Cërrik, Lushnjën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img