Friday, April 19, 2024

Kategoria e Dytë / Kushtet e vështira atmosferike, shtyhen 6 ndeshjet e Grupit B

Lexo

Kushtet atmosferike kanë detyruar Departamentin e Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë disa nga ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë së Dytë, të parashikuara për t’u luajtur këtë fundjavë.

Pas konsultimeve me klubet dhe duke parë gjendjen e terreneve të rënduara nga reshjet e shirave, Departamenti i Garave ka vendosur që sfidat e Grupit B të Kategorisë së Dytë të mos luhen këtë javë dhe të shtyhen për javën e ardhshme.

Gjashtë ndeshjet e Grupit B ishin parashikuar për t’u luajtur këtë të diel, ndërkohë që nuk ka asnjë ndryshim programi për ndeshjet e Grupit A të Kategorisë së Dytë, që do të luhen këtë javë sipas kalendarit të përcaktuar tashmë.

Më poshtë, edhe sfidat që janë shtyrë për javën e ardhshme:

Kategoria e Dytë / Grupi B

Përmeti – Memaliaj

Tepelena – Labëria

Devolli – Naftëtari

AF Luftëtari – Albpetrol

Këlcyra – Sopoti

Gramozi – Flamurtari

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img