Friday, March 29, 2024

Kategoria e Dytë-Luzi në grupin A dhe Flamurtari në grupin B, ngjiten në Kategorinë e Parë

Lexo

Luzi 2008 dhe Flamurtari i Vlorës, përkatësisht fituesit e vendeve të para në grupin A dhe B, do të luajnë sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Që të dy skuadrat në fjalë barazuan në javën e fundit të kampionatit, me të njëjtin rezultat, 0 me 0. Luzi i grupit A ishte mysafir në Koplik të Malësisë së Madhe, ndërkohë që vlonjatët luajtën në shtëpi me Devollin. Barazime këto që nuk i penguan skuadrat në fjalë të realizojnë objektivin e kalimit në kategorinë e parë.

Një biletë për në kategorinë e parë do ta kërkojnë edhe Oriku, Veleçiku, Gramshi dhe Murlani në grupin A, dhe Labëria, Devolli, Sopoti dhe Albpetroli në grupin B, skuadra këto që do ta provojnë një gjë të tillë në përballjet e zonës Play Off.

Ndërkohë, sa i përket zonës në fundin e tabelës, në grupin A, Internacional dhe Klosi bien një kategori më poshtë, në të tretën. Të njëjtën gjë e kanë pësuar edhe skuadrat e grupit B, Këlcyra dhe Përmeti.

Njihuni me rezultatet e javës së fundit të Kategorisë së Dytë:

Grupi A: FT Internacional 2 – 3 Elbasani, Iliria 1 –4 Oriku, Veleçiku 0 – 0 Luzi, Shënkolli 1 – 3 Murlani, Gramshi 1 – 0 Bulqiza, Ada – Klosi 2-2

Grupi B: Memaliaj 1 – 4 Sopoti,  Albpetrol 0 – 0 Përmeti, Luftëtari 2 – 1 Tepelena, Flamurtari 0 – 0 Devolli, Naftëtari 4 – 2 Këlcyra, Labëria 3 – 1 Gramozi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img