Sunday, April 28, 2024

“Vllaznit Ultras” përsëri pranë familjeve në nevojë, pas festës së Pashkës, ndihma edhe për Fitër Bajramin

Lexo

Janë shumë të spikatur në tribunat e “Loro Boriçit”, si dhe të stadiumeve të tjera të Shqipërisë duke mbështetur skuadrën kuqeblu, por “Vllaznit Ultras”, janë të tillë edhe në jetën e përditshme.

Ditë më parë, grupimi “Vllaznit Ultras”, në antarësinë e të cilëve ka njerëz të të gjithë kategorive, nga më të thjeshtët deri tek intelektuarë të njohur dhe profesorë të zotë, u gjandën pranë njerëzve në nevojë për festën e Pashkës. Ndërkohë, të njëjtën gjë bëri ky grupim edhe për festën e Fitër Bajramit duke shpërdarë ndihma për disa familje në nevojë.

“Shok dhe miq ju urojme nga zemra gezuar Fiter Bajramin.
Vllaznit Ultras menduan qe per 4 familje ne nevoje ky Bajram te jet pak ma ndryshe,duke ju dhuru nje shporte simbolike me ushqime dhe shum dashuri te madhe per njerzit dhe qytetin tone.
Zoti ju bekofte”, shkruajnë “Vllaznit Ultras”, shkruhet në postimin që ato kanë bërë në rrjetet sociale.

Një gjest shumë fisnik nga ana e tyre që është pritur mjaft mirë në opinionin e gjërë shkodranë dhe më gjërë, që në fakt duhet përshëndetur edhe nga grupime, individë apo struktura të tjera shoqërore apo edhe shtetërore, për t’iu gjendur sa më pranë njerëzve në nevojë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img