Thursday, May 2, 2024

Kategoria e Dytë-Pogradeci i drejtuar nga shkodrani Samuel Nikaj, kryeson grupin B. Dhunë në Peqin, ndërpritet ndeshja, procedohen zyrtari i Shkumbinit dhe trajneri i Delvinës

Lexo

Trajneri i njohur shkodran Samuel Nikaj, i cili këtë sezon futbollistik ka marrë drejtimin e Pogradecit të kategorisë së dytë, ka  një objektiv të vetem, atë të ngjitjes të skuadrës pogradecare në kategorinë e parë. Dhe, deri më tash, bazuar edhe në rezultatet e regjistruara nga java në javë, ia ka arritur qëllimit.

Mjaft e rëndësishme për skuadrën pogradecare ishte edhe fitorja e sotme e arritur në transfertë me skuadrën gjirokastrite, Luftëtari. Shyti në të 33-tën, Cirkoviç në të 61-tën minutë dhe Topllari në të 80-tën, janë tre golat e e shënuar nga Pogradeci në këtë ndeshje. Fitore kjo që e mban Pogradecin në vendin e parë me 29 pikë, po aq sa ka edhe Elbasani, i cili sot u mud në transfertë Tepelena me rezultatin 3-4.

Fitore arriti edhe Labëria që mundi në shtëpi Mqliqin me rezultatin e thellë 6-2, ndërkohë që Devolli dhe Devolli që fitoi në transfertë Memaliajn me rezultain e ngushtë, 0-1.

Por, kjo javë nuk ka patur edhe problematikat e saj, pasi ndeshja Shkumbini-Delvina është ndërprerë në minutën e 10-të për të mos vazhduar më. Pas golit të Delvinës me autor Mustën, ka patur një sherr masiv mes drejtuesve të Shkumbinit dhe stafit të Delvinës. Në zënkë u përfshinë edhe lojtarët dhe pas 20 minutash ndërprerje, gjyqtari Klajdi Qëndraj ka vendosur që takimi të mos vazhdojë për arsye sigurie.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ka nisur procedimi penal për shefin e klubit të Shkumbinit, F.H. 52 vjeç dhe trajnerin e Delvinës, A.G. 66 vjeç. Ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

Klubi i Shkumbinit ka pretenduar se është provokuar nga lojtarët dhe stafi teknik i skuadrës delvinjot, ndërsa këta të fundit i hedhin poshtë këto pretendime dhe presin vendimin e Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img