Friday, April 19, 2024

Futboll-Kategoria e Parë, java e 15-të. Besa dhe Turbina, likujdojnë Besëlidhjen dhe Apoloninë

Lexo

Pas katër ndeshjeve të luajtura dje, mes të cilave edhe ajo Tërbuni-Burreli, e cila u shoqërua me polemika të shumta në lidhje me gjykimin, psi sipas pukjanëve, gjykimi ndikoi në humbjen e ekipit të tyre, sot java e 15-të e kategorisë së parë të futbollit shqiptar ka vijuar edhe me dy ndeshje të tjera.

Besa, skuadër që në fazën e dytë po luajnë edhe futbollistë shkodranë, ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme.  Kavajasit, të cilët për arsye të problemeve me stadiumin e tyre, ndesjen si pritës ndaj Besëlidhjes e luajtën në Berat, fituan pastër 2-0. Nga një gol për çdo pjesë loje, Onuh në fundin e pjesës së parë dhe Hoxha në mbyllje të takimit kanë bërë që skuadra kavajase të marrë tre pikë të rëndësishme dhe të qëndrojë në zonën play off, duke synuar ngjitjen në Superiore.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, në çiftin tjetër, Turbina-Apolonia, fitorja e cërrikasve që mbajnë vendin e fundit të renditjes me rezultatin 1-0 me gol të shënuar nga Jusuf në minutën e 58-të ka dhënë sinjale mbijetese për këtë skuadër. Tre pikë të marra sot ndaj fierakëve, e ka ngritur atë në vendin e parafundit duke zhytur në fund Besëlidhjen e Lezhës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img