Skënderbeu-Tirana 1-1(Shënues: Musa Baba 73′ / Ndong 18′)
Kartonë të verdhë:Shaqe 51′,Liço(staf) 55’/Staniç 47′,Hazrollaj 86′
Kartonë i kuq:Kollej 78′
Skënderbeu:Alia,Vangjeli(Lleshi 70′),Amadu,Lagonidis,Grazhdani(Shaqe 46′),Drame,Janaqi,Diallo(Velickovski 70′),Musa,Nasr(Totre 46′),Bismark Trajner:Julian Ahmataj (në stol:Dobjani,Kurti,Musavu,Tomas,Shkëmbi,Zenullari,Salim)
Tirana:Bekaj,Ilievski,Kollej,Staniç,Ndong(Hugo 57′),Krymi,Vogli(Alvarez 70′),Berisha(Mysloviç 46′),Kis(Daci 70′),Hazrollaj,Xhixha Trajner:Dean Klafuriç (në stol:Kuka,Tare,Qerimaj,Prendi,Maçi,Meta,Cali)
Gjyqtarë:Andi Koçi,Rexhino Mersinasi(Durrës),Elvis Gjoka(Lezhë),Albano Stolaj(Tiranë) Var:Enea Jorgji(Elbasan) Avar:Erjon Bylykbashi(Elbasan) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Gjergji Selala(Laç)
Skënderbeu i pafat dhe ende pa fitore sezonale, teksa Tirana reziston pas një pjese të dytë thuajse anonime.
Skënderbeu u rikthye të luante në shtëpi në një ndeshje me ritëm dhe raste, edhe pse gjendja e terrenit la për të dëshiruar.
Tirana kaloi në avantazh me Ndong në minutën e 17-të,ndërsa më pas VAR anuloi një 11-metërsh të akorduar fillimisht për bardheblutë.
Edhe Skënderbeu pati mundësitë e veta me Nasr,Diallo dhe Bismark që nuk arritën të konkretizonin.
Në pjesën e dytë skuadra e Julian Ahmatajt mori kontrollin e lojës dhe u shfaq vazhdimisht kërkuese në sulm.
Përpjekjet u shpërblyen kur në minutën e 74-të Musa realizoi golin e barazimit për Skënderbeun.
Tirana mbeti më pas me dhjetë lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Kollej, i cili ndali një aksion të rrezikshëm të Veliçkovskit. Gjyqtari fillimisht akordoi karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR e ndryshoi vendimin në të kuq.
Skënderbeu ishte shumë pranë përmbysjes në fund por goditja e Bismark u ndal nga shtylla pingule, duke i mohuar korçarëve fitoren e parë sezonale.
Pas katër javësh Skënderbeu mbetet me vetëm dy pikë, ndërsa Tirana ngjitet në kuotën e katër pikëve.
Fatos LAMAJ


