Saturday, May 4, 2024

Peshëngritje-Çmimi i Madh i Dohas. Briken Calja, medalje bronxi në stilin e shkëputjes, Erkand Qerimaj i katërti në dy garësh

Lexo

Briken Calja dhe Erkand Qerimaj kanë mbyllur konkurrimin në Çmimin e Madh të Dohas, i cili kishte një rëndësi të veçantë pasi ishte edhe kualifikues për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Në përfundim të garës, vetëm Calja ka mundur të marrë një medalje bronxi, në stilin e shkëputjes, ndërsa Qerimaj është renditur në vendin e katërt në dygarësh. Të dy shtangisët shqiptarë konkurruan në peshën 81 kg në baterinë A.

Briken Calja shkëlqeu me 155 kg në stilin e shkëputjes duke siguruar medaljen e bronxtë. Ndërsa në shtytje, shtërmenasi dështoi në të tre provat duke mos mundur të klasifikohet kështu në dygarësh. Erkand Qerimaj mundi të ngrejë vetëm 153 kg në shkëputje duke u renditur në vendin e katërt dhe në shtytje arriti 183 kg. Me 336 kg në dygarësh ai u rendit në vendin e katërt.

Deri tani peshëngritja shqiptare nuk ka mundur të kualifikojë asnjë sportist me normë për në olimpiadën e Parisit. Çmimi i Madh i Dohas ishte gara e fundit e peshëngritjes për këtë vit, ndërsa në 2024, Botërori i marsit në Tajlandë, mundësia e fundit për peshëngritësit shqiptarë për të arritur kualifikimin me normë në Olimpiadën “Paris 2024”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img