Wednesday, May 8, 2024

Kategoria e Parë, mbyll javën e 15-të. Elbasani dhe Vora mundin Apoloninë dhe Flamurtarin

Lexo

E nisur të dielën me katër ndeshjet e para, java e 15-të e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë sës Parë, është mbyllur sot me dy duelet e fundit, atë Apolonia-Elbasani dhe Vora-Flamurtari.

Në të parin, fitues dolën elbasanasit me rezultatin 0 me 1, të cilët të drejtuar nga trajneri i tyre Nevil Dede vazhdojnë të jenë në dyshen e parë kryesuese, me Bylisin në vend të parë me 38 pikë dhe Elbasanin 32. Një renditje kjo që nëse do të mbyllej sot kampionati i çon këto dy skuadra direkt e në Superiore. Objektiv, që në fakt e kanë edhe Vora, Flamurtari dhe Korabi, të cilët ndajnë vendin e tretëm katërt dhe të pestë me 27 dy të parat dhe dibranët 26 pikë.

Në sfidat e sotme, Elbasani fitoi 0 me 1 ndaj transfertë ndaj Apolonisë, në një ndeshje të vuajtur në Fier. Një autogol i Maksutit në minutën e 59-të, i dha fitoren skuadrës së Nevil Dedes.

Ndërkohë, vorakët sfiduan në fushën e tyre Flamurtarin duke e mundur me rezultatin 3-1 ndaj Flamurtarit.

Rezultatet e ndeshjeve të kategorisë së parë-Java e 15-të

BESA-KORABI  0-1, BYLIS-LUZI 3-1, KASTRIOTI-TOMORI 3-1, LUSHNJA-BURRELI 2-0, APOLONIA-AF ELBASANI 0-1, VORA –FLAMURTARI 3-1

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img