Wednesday, May 8, 2024

(Video) Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, i kënaqur me fitoren në transfertë me Apoloninë: Objektivi i jonë, kategoria Superiore

Lexo

Apolonia-Elbasani, takim i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, u karakterizua nga një luftë e fortë sportive, ku të dy ekipet kishin objektiv fitoren tre pikëshe.

Një fitore e vendasve i çonte ato në kuotën e 29 pikëve për të ndjekur nga pas dy ekipet e para kryesuese. Por, këtë mundësi nuk ia dha skuadra elbasanase, e cila e dirigjuar nga stoli me një trajner përvoje si Nevil Dede, arriti të fitojë me rezultatin 0 me 1.

Sipas teknikut Dede, terreni nuk ishte shumë i përshtatshëm duke e vënë në vështirësi skuadrën e tij, por karakteri i futbollistëve elbasanas solli triumfin në këtë ndeshje. Më tej, ai bën të ditur se çelësi i këtij suksesi është fryma e grupit, stafit dhe e të gjithë klubit në tërësi, bashkë me mbështetjen e tifozëve që janë një faktor shumë i rëndësishëm për arritjen e rezultateve pozitive.

Një tre pikësh ky shumë i rëndësishëm për Elbasanin, objektivi i të cilët është vetëm kategoria Superiore, kualifikimi i të cilit deri tani, me këtë renditje është i arritshëm. Por, gjithësesi për të zyrtarizuar një objektiv të tillë duhen edhe shumë javë, ndaj edhe në prononcimin e dhënë ekskluzivisht për Veriu Sport, tregohet i matur, por ndërkohë edhe optimist për realizimin e tij.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit të Elbasanit, Nevil Dede dhënë gazetarit Fatos Lamaj, mund ta ndiqni të plotë në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img