Sunday, May 5, 2024

Shehi kërkon fitore ndaj Kukësit për javën e 18-të të Superiores

Lexo

 

Kryesfida e javës së 18-të të Abissnet Superiore është ajo që do të luhet mes Tiranës dhe Kukësit në “Air Albania, të dielën në orën 16:45. Vendi i parë përballë vendit të tretë, largësia është gjashtë pikë(Tirana 37 dhe Kukësi 31), ku në dy sfidat e fundit kryeqytetasit nuk kanë arritur të marrin fitore përballë verilindorëve.

Trajneri i bardhebluve. Orges Shehi ka komentuar në funksion të kësaj sfide: “Mendoj se është një ndeshje e rëndësishme, por jo më e rëndësishmja. E kemi trajtuar si një ndeshje të radhës, që kërkon vlerësim maksimal, deri në fund të kampionatit ka dhe shumë sfida”.

“Deri tani mendoj se kemi bërë një paraqitje pozitive, pas sfidës së nesërme do të bëjmë dhe bilancin e dy fazave të para. Duhet të japim gjithmonë maksimumin, përballjet me rivalët direkt vlejnë dyfish”.

“Dy ndeshje pa fituar ndaj Kukësit? Ka skuadra si Vllaznia, ndaj të cilave fitojmë rregullisht, por ka dhe skuadra si Kukësi ndaj të cilave nuk kemi fituar. Por nuk duhet të jetë një ngërç psikologjik se Kukësi nuk mundet”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img