Klubi i futbollit Murlani, pritet të nisë një bashkëpunim të ngushtë me strukturat e futbollit braziliane. Falë një infrastrukture të mirëfilltë që do ta kishte zili edhe një klub i nivelit të lartë të Superiores, me disa fusha stërvitore, të gjitha me bar natyral, bazë materiale profesionale, ambjente moderne akomoduese hoteliere, KF Murlani është bërë objekt studimi i Ambasadës Braziliane në Tiranë, i cili ka pranuar të nisë një projekt bashkëpunimi për zhvillimin e Akademisë së Futbollit murlanase.
Ka qënë kjo arsyeja, që pasditen e së martës, në ambjentet e Ambasades Brasiliane u zhvillua një takim kordinues nga Ambasada e Brazilit me qëllim fillimin e një bashkpunimi për një projekt sportiv me Akademin e Klubit të Futbollit Murlani.
Në këtë takim morën pjesë Ambasadori i Brazilit dhe përfaqësues nga Brazili, dhe drejtus të akademis te futbollit Murlani të drejtuar nga zëvendës presidenti i KF Murtani, Bledar Rraboshta.
Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu rreth hapave konkretë për realizimin me sukses të këtij projekti. Krahas të tjerave, ky projekt do të synojë zhvillimin qytetar dhe social të fëmijëve nëpërmjet futbollit.