Friday, May 3, 2024

Klasikja, Tirana-Vllaznia. Sinani: Fiton Vllaznia, Europën e siguron përmes kampionatit. Më tepër besim sulmuesit Çoba!

Lexo

Pragndeshja, Tirana-Vllaznia, takim që do të luhet të shtunën në stadiumin “Selman Stërmasi” duke filluar nga ora 17:00 është analizuar nga ish kapiteni kuqeblu, futbollist që ka shënuar gola mjeshtror në portën Tiranës, por nga ana tjetër të njëjtën gjë ka bërë edhe kur luante me uniformën bardheblutë duke i shënuar Vllaznisë. Në prononcimin e tij për këtë pragndeshje, Sinani ka besim të plotë që Vllaznia e fiton klasiken, madje shkon edhe më tej duke qënë i bindur se kap Europën përmes kampionatit. Në vazhdim ai vlerëson sulmuesin e ri Çoba, duke kërkuar të ketë më shumë besim tek ky futbollit, ndërkohë që në mbyllje, flet edhe për Superligën e futbollit të moshave, U-19, ku ai drejton si trajner i Akademisë Vllaznia U-19.

Sinani emocione pafund në këtë pragndeshje Tirana-Vllaznia?

Patjetër, emocione si të gjithë. Jam i bindur që do të zhvillohet një ndeshje e bukur dhe uroj dhe shpresoj që të fitojnë Vllaznia. Jam i bindur që Vllaznia nëpërmjet Kampionatit arrin Europën dhe shkon e qetë në finalen e Kupës. Tiana është shpallur kampione dhe motivimi ndoshta nuk është 100% nga lojtarët dhe jam i bindur që këtë ndeshje e fiton Vllaznia.

Fitorja ne minutat shtesë i ka dhënë më shumë besim skuadrës kuqeblu, apo jo?

Po kishte shumë emocione, një ndeshje që shkoi barazim dhe në minutat shtesë me golin e Çobës dhe Vllaznia fitoi ndeshjen. Uroj dhe shpresoj që sulmi i Vllaznisë dhe konkretisht Çoba të shënojë përsëri në këtë ndeshje.

Tirana është më e qetë ndërsa Vllaznia është në presion të rezultatit. Sa mendon që ndikojnë këto dy elementë në ndeshje?

Tirana me realizimin e titullit kampion është shumë e qetë, Vllaznia është gjithmonë në luftë për pikë pasi do që të sigurojë Europës përmes Kampionatit dhe jam i bindur që në fund do ta arrijnë më tre ndeshjet që i kanë mbetur. Jam shumë optimist.

Keni mbetur në histori si bomberi i Vllaznisë në vite, ndërkohë që skuadra kuqeblu po çalon prej shumë e shumë javësh për golin. Çfarë e pengon sipas jush Vllazninë?

Të them të drejtën, Vllaznia gjithmonë ka pasur sulmues të mirë ndër vite, gjithmonë kanë qenë në elitën e golashënuesëve të Kampionatit tonë. Nuk e di çfarë të them, ndoshta këto javët e fundit ekipi ka pasur një ngërç dhe sulmi nuk ka shënuar shumë gola, por jam gëzuar shumë me golin e Çobës. Jam i bindur që ky lojtar shumë shpejt do të jetë e ardhmja e Vllaznisë dhe do të jetë lojtarë që do të shënojë gola për Vllazninë.

Çfarë mund t’i thotë Sinani një sulmuesi për shënimin e golave?

Duhet shumë punë dhe të punojnë sa më shumë para portës në stërvitje, pas stërvitjes.

Në mbyllje diçka edhe për përvojën tuaj si trajner i Vllaznisë U19, një përvojë e cila po shkon mirë.

Deri tani jam i kënaqur, kemi kaluar në fazën e play-off. Në fundjavë kemi ndeshje me Football Republic dhe do bëjmë çmosin që të dalim me sukses. është një situatë shumë pozitive për ekipin dhe për të gjithë djemtë që kanë bërë maksimumin dhe dua t’i falenderoj. Do bëjmjë maksimumin deri në fund të sezonit.

Është folur që shumë nga lojtarët e ekipit tuaj U19 premtojnë që të jenë pjesë e ekipit të parë, i qëndroni këtij opinioni?

Patjetër i qendroj dhe koha do ta vërtetojë që 3-4 djem nga ekipi që drejtoj aktualisht do të jenë pjesë e Supërligës dhe pjesë e Vllaznisë pas këtij Kampionati. Janë lojtarë me të vërtetë cilësorë.

Viori faleminderit!

Faleminderit dhe ju!

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img