Wednesday, May 15, 2024

Klasikja, Tirana-Vllaznia, të shtunën ora 17:00, në “Selman Stërmasi”. Miqësore në prag të startit zyrtar të 26 gushtit për kategorinë Superiore

Lexo

Klasikja e futbollit shqiptar Tirana-Vllaznia do të vijë këtë fundjavë në një përballje miqësore që është planifikuar të luhet këtë të shtunë në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit duke filluar nga ora 17:00.

Ndonëse është thjesht një miqësore përgatitore, tifozëria vendase por edhe ato kuqeblu që ndjekin skuadrën edhe në ndeshjet jashtë, do të kenë rastin të shijojnë dy nga skuadrat më me traditë të futbollit shqiptar.

Që të dyja skuadrat kanë qënë pjesëmarrëse në Kupat e Europës, Vllaznia e larguar më herët që në turin e parë e eleminuar nga verioirlandezet e Linfield dhe Tirana më vonë pas ballafaqimit emocionues me turqit e Beshiktash.

Si kuqeblutë ashtu edhe bardheblutë janë karikuar në maksimum për të bërë më të mirën e tyre në sezonin e ri futbollistik. Kuqeblutë në fakt, miqësoren e fundit e kishin planifikuar ta luanin me Kukësin, por meqë Vllaznia-Kukësi do të jetë premiera e këtij sezoni futbollistik me ballafaqimin e tyre zyrtar në “Loro Boriçi” në javën e parë të kampionatit,                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                           në mirëkuptim të dy klubeve, kjo miqësore nuk u zhvillua. Miqësore që Vllaznia e zëvendësoi menjëherë me një kundërshtar shumë më të fortë siç është Tirana, rivale direkte e Vllaznisë për titullin kampion.

Nga sa bëhet e ditur, kjo mund të jetë miqësorja e fundit që kuqeblutë do të zhvillojnë përpara nisjes së kampionatit dhe për teknikun Migen Memelli është rasti të prezantohet në fushën e lojës me formacionin më të mirë të tij.

Pozitive për kuqeblutë është rikuperimi i plotë i kapitenit Ersin Hakaj, i cili me praninë e tij në grupin e parë gjatë seancave të fundit stërvitore ka dhënë sinjale garancie për rikthimin e tij në fushën e lojës. Gjithësesi, tashmë për pozicionin e tij të krahut të majtë të prapavijës ka edhe një alternativë tjetër serioze siç është blerja e fundit duke veshur kuqeblu shqiptaro-maqedonasin Xhelil Asani, i cili vjen nga Egnatia ku ka luajtur sezonin e kaluar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img