Wednesday, May 15, 2024

Partizani shumë pranë zonës play-off të Ligës së Konferencës. Të kuqtë fitojnë ndeshjen e parë me përmbysje në Letoni, 1-2 përballë Valmieras

Lexo

Valmiera-Partizani 1-2(Gustavo Silva 27’/Cara 59’, Rrapaj 76’)

Kartone te verdhe:Ghanem 63/Sota 32,Cara 44,Atanaskoski 45+4,Mehmeti 71,Grezda 82,Zekolli 90+1

Valmiera(4-3-3):Olses,Tonisevs,Veips,Slied,Fall,Jaunzems,Ghanem,Kairamani,Silva(Pulis 87),Ndoie,Diop(Gauco 64) Tranjer:Jurgis Kalns

Partizani(4-3-1-2):Qirko,Zekolli,Koçijan,Sota,Atanaskoski,Murataj(Gueie 46),Mehmeti,Rrapaj(Keko 87),Taipi(Da Silva 87),Cara(Preka 74),Mba(Grezda 45+3) Trajner:Zoran Zekiç

Gjyqtar:Joni Hytia,Sami Nikanen,Veli Japanen,Denis Antamo(Finlande) Delegat:Vitali Danilçenko(Ukraine) Vezhgues:Kristofer Lautier(Malte)

Partizani nuk e filloi mire sfiden e pare te luajtur sot ne Letoni, kur skuadra vendase shenoi e para me ane te Gustavo Silva. Eshte minuta e 27-te dhe situata ne kampin e kuq tronditet pak duke u ngarkuar me presionin e disavantazhit. Ka qene nje pakujdesi e mbrojtjes se Partizanit, e cila menaxhohet mire nga lojtaret vendas dhe Gustavo Silva leshon nje silur nga 27 metra duke gjetur kendin me te larget te portierit Qirko.

Partizani pretendon penallti me ane te Mba i cili mbahet nga fanella ne zone por kryesori nuk eshte i ketij mendimi. Letonezet marin zemer nga kjo loje e bere deri me tani dhe eshte Kairamani i cili gjuan ne hyrje te zones por pa gjetur katerkendorin e Qirkos.

Minutat e mbetura sjellin dy shqetesime nga nje per secilen skuader. Partizani nis nje kundersulm me dyshen Rrapaj-Murataj me kete te fundit qe as gjuan e as nuk pason duke shperdoruar nje mundesi te mire. Nderkohe qe vendasit rrezikojn me ane te Ndoie por Qirko tregohet i vemendshem ne goditjen e sulmuesit. Pjesa e pare mbyllet me avantazhin e vendasve por loja ka qen e ekuilibruar me raste per te dyja skuadrat.

Minuta te mira per Partizanin ne pjesen e dyte dhe gjuajtja fillimisht e Grezdes ndalet por topi ngelet ne gjysemfushen e Valmiera dhe Zekolli leviz mire ne krahun e djathte deh mbrojtesit vendas dhe me nje krosim te hidhur gjen ne zone futbollistin Cara i cili pasi e ul mjaft mire topin me gjuan forte duke barazuar shifrat ne 1-1 ne te 59-en minute.

Reagon Valmiera dhe top nga e djathta e mbrojtjes se Partizanit parakalon gjithe zonen e te kuqve duke u neutralizuar nga mbrojtja.

Pas disa minutave te qeta eshte nje sulm i shpejt i vendasve me ane Sield i cili kroson ne zone por Qirko e ndal ne dy kohe ate top duke mos rrezikuar asgje. Pergjigjet Partizani me ane te Taipit i cili leshon nje silur ne hyrje te zones por topi shkon i qete ne duart e portierit Olses te Valmiera.

Nderkohe ka minuta edhe per shkodranin Preka dhe ky zvendesim i sjell fat Partizanit pasi dy minuta pas futjes se Prekes eshte ky i fundit qe jep nje top te gjate per Grezden, i cili kthen nje top me mbrapa per Rrapaj qe leshon nje djathte nga 30 metra e cila ndalet drejte e ne rrjete duke permbysur shifrat nga 1-0 ne pjesen e pare ne 1-2 ku duheshin dhe 14 minuta nga mbyllja e 90 minutave.

Pas golit te avantazhit eshte dyshja Taipi-Grezda qe nisin nje kundersulm te shpejt por as njeri as tjetri nuk arrijn te rrezikojn porten e Valmieras.  Nderkohe nje kros i ardhur ne zonen e Partizanit  ndalet mjafte mire nga Preka dhe me pas nje sulm tjeter i vendasve perfundon ne duart e portierit Qirko.

Nderkohe qe minutat e mbetura nuk sjellin asgje vec dy kroseve ne zonen e Partizanit por qe neutralizuan nga Qirko mjafte mire. Pas 6 minutave shtese Partizani fiton me permbysje me rezultatin 1-2  nje ndeshje te cmendur ku vendosmeria e lojtareve te kuq ka bere qe Partizani te ec i sigurt ne rrugen drejt “Play off” ku pret humbesen e ciftit Astana-Ludogorets.

Fatos LAMAJ

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img