Saturday, July 27, 2024

(Video) Anisa Bokrina, në pesëshen më të mirë të Europianit. Basketbollistja shkodrane e kombëtares së Shqipërisë shpreh emocionet e saj pas mbylljes së aktivitetit

Lexo

Anisa Bokrina, është ndër emrat më të spikatur të Vllaznisë, por edhe të kombëtares së Shqipërisë. Pasi u shpall kampion me të rejat sezonin e fundit si titullare e skuadrës kuqeblu, Anisa u përzgjodh në listën e kombëtares së Shqipërisë për të reja duke qënë titullare në të gjitha ndeshjet që Shqipëria luajti në Kampionatin Europian, ballafaqimet e të cilit u zhvilluan në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” të Durrësit.

Shqipëria ishte fare pranë titullit kampion Europe, por pas katër fitoreve radhazi u und në finale nga Malta duke u mjaftuar me pozicionin e nënkampiones. Por, në prizmin individual, krahas përgëzimit nga stafi drejtues i kombëtares së Shqipërisë si një nga lojtaret bazë të skuadrës, organizatorët e aktivitetit e votuan Anisa Bokrinen në pesëshen më të mirë të Europianit.

Një vlerësim ky që është pritur mjaft mirë nga Anisa, e cila pas mbylljes së Europianit përcjell emocionet e këtij suksesi.

Për t’u theksuar është se Anisa jeton me familjan e saj në Shirokë, aty ku tradita e mirëfilltë është për sportet e ujit. Megjithatë, ajo zgjodhi basketbollin, falë edhe mbështetjes nga ana e familjes së saj, të cilët gjen rastin ti falenderoj.

Në Kampionatin Europian të basketbollit për të reja, Anisa Bokrina, nuk ishte e vetme nga Vllaznia, pasi së bashku me të ishin edhe koleget e fushës së lojës Anisa Musaja, Melida Hyka dhe Sara Maçaj, dhe së bashku me to edhe trajnerja shkodrane Medina Mustafa në rolin e zëvendëstrajneres së kombëtare përkrah koleges së saj të parë Elona Hasanaj. Ndaj, ky sukses në Europian mendon se do të jetë një shtysë që ajo dhe koleget e saj të bëjnë më të mirën për Vllazninë e të rriturave, ku do të luajnë nën drejtimin e trajnerit Bledar Gjeçaj.

(Video) Intervisten e plotë me basketbollisten e talentuar shkodrane, Anisa Bokrina, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img