Thursday, February 22, 2024

Kodra e Diellit nikoqire e edicionit të tretë Turneu Ndërkombëtar i shahut “VIZIONI M 2023”. Nga Shaban Sinani

Lexo

Në organizim të klubit të shahut “Anpasan” dhe në bashkëpunim me Qendrën kulturore Vizioni M,  më datën 25 qershor, në hapësirat e hotel “Scardus” në Kodrën e Diellit, do të zhvillohet edicioni i tretë Turneu ndërkombëtar në shahun rapid “Vizioni M 2023”.

Turneu do të jetë i tipit të hapur, 9 xhiro sipas sistemit zviceran dhe do të rangohet në FIDE. Do të vlejnë rregullat e FIDE për shahun rapid.

Afati i fundit i regjistrimit është data 23.06.2023 ( e premte). Të gjithë shahistët duhet ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në sallën e turneut më 25.06.2022 nga ora 09:00  deri në ora 09:30.  Turneu  nis  në orën 10:00 me  xhiron e  pare.

Sipas  kryetarit të klubit të shahut “Anpasan” nga  Tetova, Nazmidin Imeri deri më tani  pjesëmarrjen e tyre e kanë paraqitur mbi 110  shahist  nga vendi dhe Rajoni.

“Në këtë turnir të tretë ndërkombëtar  pritet të marrin pjesë afro 200 lojtar të shahut nga të gjitha klubet e vendit si dhe shahist nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Mali Zi, Serbia e tjerë. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kampioni i Shqipërisë Landi Pasko, ai Kosovës Nderim Saraçi dhe i vendit tonë Zvonko Stanojevski. Presim edhe emra  tjerë të njohur” tha  Nazmidin Imeri kryetar i KSH “Anpasan”.

Turneu i shahut “Vizioni M 2023”  do të zhvillohet  sipas të gjitha  rregullave  të FIDE-s  që  do të thotë  se zgjat  10 minuta + 5 sekonda. Për fituesit do të ketë shpërblime me të holla, mirënjohje  dhe Kupa.

Shaban Sinani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img