Sunday, September 8, 2024

Kombëtarja-Trajneri Reja, optimist për rezultate pozitive gjatë periudhës në vazhdim

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë pritet të ketë një progress në paraqitjet e saj për ndeshjet e ardhshme. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri kuqezi, Eduardo Reja në një intervistë dhënë për gazetën prestigjioze sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”.

“Javën e ardhshme do të kthehem në Shqipëri”, – ka pohuar ai, duke vijuar: “Për mua është një aventurë shumë e bukur dhe shqiptarët më duan. Edhe këtu në Grado, ku ndodhem për të kaluar disa ditë plazh, kam takuar shumë shqiptarë që jetojnë në Itali dhe më kanë përgëzuar për rezultatet e arritura me Kombëtaren kuqezi.” Më tej, 75-vjeçari ka folur për disa aspekte të punës me ekipet kombëtare.

“Aktualisht po punojmë në disa drejtime njëkohësisht, – ka rrëfyer ai. – Së bashku me bashkëpunëtorët kemi organizuar disa kurse për formimin e përgatitësve atletikë dhe mjekëve sportivë. Një risi absolute për futbollin në Shqipëri. Përveç këtyre, përpara kemi ndeshjet për Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, kundër Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.”

Më tej, reja ka folur edhe për pritshmëritë e tij nga këto ndeshje. “Nga këto ndeshje pres nga skuadra konfirmime të progresit që kemi arritur gjatë edicionit të fundit në Ligës së Kombeve, – ka theksuar veterani italian. – Në pritje të sfidës së kthimit me Anglinë, objektivi ynë është që të shkojmë në këtë duel të motivuar nga një seri fitoresh e rezultatesh pozitive.”

Kombëtarja shqiptare në pak ditë do të nisë grumbullimin në prag të tre sfidave të rëndësishme në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”. Kuqezinjtë përballen me Poloninë në vizitën e 2 shtatorit e më pas presin Hungarinë dhe San Marinon.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img