Kombëtarja U-14 fiton 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në miqësoren e zhvilluar në Korçë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëria U14-Maqedonia e Veriut 2-0(Shënues: Rei Muca 37’, Brajan Hykollari 63’)

Formacioni i Shqipërisë U14: Dijon Haxhosaj (GK), Gabriel Haka, Alessio Paloka, Ergi Syziu (C), Uvejs Kadriu, Gerald Qirjazi, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi, Rei Muca, Enis Repaj, Albin Sulejmani. Trajner: Francesco Vitobello

Kombëtarja shqiptare U-14 regjistroi një fitore 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut U-14 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Golat e fitores për kuqezinjtë u realizuan nga Rei Muca dhe Brajan Hykollari.

Trajneri Francesco Vitobello e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dijon Haxhosaj (GK), Gabriel Haka, Alessio Paloka, Ergi Syziu (C), Uvejs Kadriu, Gerald Qirjazi, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi, Rei Muca, Enis Repaj dhe Albin Sulejmani.

Shqipëria U-14 kaloi në avantazh në minutën e 37-të me Rei Mucën, i cili realizoi golin e parë të takimit dhe i dha epërsinë kuqezinjve në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, skuadra shqiptare vijoi të shfaqte organizim dhe intensitet në lojë, ndërsa në minutën e 63-të Brajan Hykollari dyfishoi shifrat, duke vulosur fitoren 2-0 të Kombëtares U-14.

Dy ndeshjet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut ishin një mundësi e mirë për stafin teknik që të vlerësonte nga afër futbollistët e rinj dhe të ndiqte progresin e tyre në nivel ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img