Sunday, November 24, 2024

Kombëtarja U-19, miqësore me Kukësin U-21. Cungu publikon listën, 5 lojtarë të Vllaznisë dhe 1 i KF Shkodra në përbërjen kuqezi

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-19 do të zhvillojë të enjten, 6 maj 2021, një ndeshje miqësore me ekipin e Kukësit U-21. Takimi do të luhet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe do të nisë në ora 10:00. Trajneri Armando Cungu ka ftuar për këtë test 20 lojtarë të vitlindjes 2003, të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar. Që nga fillimi i këtij viti, kur ka marrë edhe drejtimin e përfaqësueses së 19-vjeçarëve, Cungu ka zhvilluar disa seleksionime me lojtarë të talentuar të kësaj grup-moshe, që vijnë kryesisht nga ekipet shqiptare, pasi pandemia Covid-19 e ka bërë të pamundur afrimin e elementëve të rinj, të cilët aktivizohen në klubet e huaja.

Stafi teknik ka krijuar tashmë një ide më të qartë për organikën që ka në dispozicion dhe në mungesë të aktiviteteve zyrtare po përpiqet të organizojë sa më shumë miqësore për të pasur skuadrën gati në çdo moment.

Tekniku kuqezi, Armando Cungu, shprehet se miqësore të tilla do ta ndihmojnë skuadrën që të masë forcat dhe të shohë nivelin real të kapaciteteve, ndërsa shton se për momentin fokusi është te elementët vendas të kësaj grupmoshe.

Në listën e kombëtares kuqezi U-19 bëjnë pjesë 6 futbollistë shkodranë. 5 prej tyre: Leobard Kaçaj portjer, Flori Spahija mbrojtës, Enes Papaj, Paulo Pjeshka, dhe Rejan Alivoda mesfushor, i përkasin Ademisë së Futbollit Vllaznia. Ndërkohë, i gjashti, Albi Shpuza vjen nga ekipi i KF Shkodra.

Më poshtë, edhe lista e plotë me emrat e 20 lojtarëve të Kombëtares U-19 që do të grumbullohen për ndeshjen miqësore ndaj Kukësit U-21:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img