Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj Italisë U-21, ndeshja live në FSHF TV

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë miqësore të muajit qershor ndaj Italisë U-21.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi zhvilluan seancën e fundit stërvitore para takimit, duke finalizuar detajet e fundit taktike në prag të kësaj sfide të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve të ekipit.

Me grupin është bashkuar edhe portieri Simon Simoni, i cili udhëtoi menjëherë drejt Italisë pas përfundimit të ndeshjes miqësore të Kombëtares A ndaj Luksemburgut, të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Gjendja e skuadrës është e mirë dhe stafi teknik ka në dispozicion të gjithë lojtarët, pa asnjë problem fizik në prag të ndeshjes.

Takimi miqësor Itali U-21 – Shqipëri U-21 do të luhet më 8 qershor, në stadiumin “Omero Tognon”, duke nisur nga ora 18:15.

Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img