Saturday, October 12, 2024

Kombëtarja U21-Pragsfidat me Rumaninë dhe Malin e Zi. Në listën e trajnerit Bushi edhe tre shkodranët, Preka, Smajli, Nikaj

Lexo

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të EURO 2025 ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi në transfertë. Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Renato Beqaj nga skuadra e Bylisit dhe sulmuesin Ermir Rashica nga Skënderbeu.

Për t’u theksuar është fakti se pjesë e kësaj liste janë edhe tre futbollistët shkodranë, Marçelino Preka që luan tek Partizani, Geralb Smajli(Vllaznia) dhe Ardit Nikaj(Skënderbeu).

Kombëtarja U-21 luan më 17 nëntor duelin e pestë në grupin E ndaj Rumanisë (ora 19:30, Superbet Arena – Giulesti), ndërsa më 21 nëntor kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e gjashtë të grupit po në transfertë ndaj Malit të Zi, me takimin që do të luhet në stadiumin “Podgorica City Stadium”, duke filluar nga ora 15:00.

Shqipëria U-21 ndodhet në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas tre fitoreve ndaj Rumanisë U-21, Malit të Zi U-21 dhe Armenisë U-21. Kuqezinjtë kanë pësuar vetëm një disfatë ndaj Finlandës U-21.

Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të grumbullohet me datë 12 nëntor në Durrës dhe me datë 16 nëntor do të udhëtojë drejt Rumanisë, aty ku më datë 17 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi. Kuqezinjtë do të qëndrojnë në Durrës deri më datë 19 nëntor dhe më pas do të udhëtojnë drejt Malit të Zi, aty ku do të zhvillojnë ndeshjen e gjashtë kualifikuese ndaj Malit të Zi U-21.

Sakaq, trajneri Alban Bushi do të jetë nesër prej orës 12:00 para gazetarëve në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit”, ku do të flasë për zgjedhjet e listës dhe dy ndeshjet e radhës kualifikuese.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 24 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21 për dy sfidat kualifikuese ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img