Friday, May 17, 2024

VLLAZNI me halle e telashe të pafundme e të pa qarta. Opinion nga Fatmir Lugji

Lexo

VLLAZNI me halle e telashe të pafundme e të pa qarta.  Ky realitet i kuq blu ka zhgënjyer tifozërinë shkodrane e pse edhe drejtuesat e klubit shkodran që para fillimit të Superliges kanë deklaruar objektiva të guximshne si ekip pretendet, si pjesëmarrës në Kupat Europiane.

Por faktet janë kokëforte, dhe sot pas ndeshjes me Partizanin, ekipi shkodran renditet nga fundi i klasifikimit. E kjo situatë kautike që po përjeton ka shkaqe e arsye objektive e subjective.

Arsyet të çojnë në mendimin që Vllaznisë i mungon disiplina dhe rregjimi sportiv, individuale e kolektive. Vllaznia stërvitet e përgaditet në kushte ku nuk përkojnë me përformancen e një ekipi profesionist.

Nuk asht punu seriozisht e profesionalisht në merkato në perzgjedhje të lojtarëve. Ka mangësi të punës edukative e psikologjike të lojtareve, pse jo edhe të stafeve mbështetëse.

Në ekip ka eufori apstrakte që ështët kthyer për negativitet. Harmonia në ekip dhe bashkëpunimi staf – lojtar  nuk kanë qënë në harmoni dhe si pasojë kanë ndikuar në përformancë të ndeshjeve.

Gjithashtu, bashkëbisedimi e partneriteti staf drejtues – tifozëri kanë qënë të akullta dhe si pasojë stadiumi kuq blu në shumë ndeshje është i boshatisur. Këto probleme e dukuri kryesore që parashtruam janë shumë për një ekip profesionist që pretendon fitimim e titullit e radhitjen në eliten e futbollit shqiptar.

Duke parë cilësinë që prodhon futbolli shqiptar në Superligë, Vllaznia nqs organizohet, bëhet bashkëpunuese me aktor të tretë, edhe mund të gjeje vetvehten, kjo duhet parë në vazhdimësi.

Fatmir Lugji-Ish futbollist i Vllaznisë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img