Tomas Brdariç (Trajner i Vllaznisë):
“Fillimisht duhet të vlerësojmë ndeshjen taktikisht. Bëmë një pjesë të parë shumë të mire, qëllimi ishte për të fituar ndeshjen. E pësuam nga 2 gabime idiote, jam shumë i mërzitur për rezultatin. Fillimisht patëm shumë raste në pjesën e parë. Mund të bënim 2-3 gola. Duhet të ishim të kujdesshëm. Zëvendësimet erdhën për të freskuar lojën në sulm, por nuk ecën siç duhet. Ne patëm mundësi të fitonim ndeshjen. Në pjesën e dytë nuk ishim të qetë, bëmë disa gabime në pasime. Nëse luajmë si në pjesën e dytë nuk mund t’i fitojmë ndeshjet. Si fillim duhet të jemi të heshtur, të jemi të qetë e analizojmë ndeshjen si duhet e të mos bëjmë rrëmujë. Fillimisht jemi të mërzitur për ndeshjen e për rezultatin, pastaj të shohim ndeshjen se çrarë masash duhet të marrim për të zgjidhur këtë problem”.
Veljko Dovedan(Trajner i Bylisit):
“Jam shumë i lumtur. Ju kam thënë çunave që prisnim të fitonim. Ju thashë që në qoftë se duam 1 pikë duhet të shkojmë për 3 pikë dhe në fund fituam. Nuk e pëson një ekip Superiore atë gol, ishte një gabim i lojtarëve tonë. Është një gjë shumë e madhe që të jesh 1-0 dhe ta kthesh lojën këtu në Shkodër, i përgëzoj çunat për këtë gjë. Këto për ne janë 3 pikë shumë të vlefshme për të qëndruar në Kategorinë Superiore. E përgëzoj shumë Spahiun që u fut dhe u tregua serioz, e falenderoj”.