Sunday, November 24, 2024

(Konferenca) Futboll Superiore/Brdariç: E njohim mirë kundërshtarin, fitojmë dhe ecim përpara drejt objektivave tona

Lexo

Vllaznia pret të hënën në “Loro Boriçi” Kastriotin e Krujës. Një skuadër me të cilën është ndeshur edhe tre herë të tjera, dy herë e ka mundur në transfertë, ndërkohë që në ndeshjen e luajtur në shtëpi krutanët i kënë marrë barazimin me një lojë që sipas teknikut gjerman kundërshtari ka luajtur jo ndershëm në fushë. Ndaj, në konferëncën e shtypit dhënë paraditen e sotme, njëshi pankinës kuqeblu thotë se e njohin mirë këtë kundërshtar, dhe për këtë janë të mirëpërgatitur që ta mundin në mënyrë që të ecin përpara drejt realizimit të objektivave të tyre.

E njohim shumë mirë kundërshtarin, e dimë çfarë stili loje kanë. Më kujtohet ndeshja e fundit këtu, veç motit që ishte shumë i keq, ata bënë një lojë të pandershme. Gjithsesi e kemi harruar atë dhe duhet të mendojmë dhe të bëjmë një lojë të zgjuar, veprojmë shpejtë dhe mos i lemë ata që të zhvillojnë stilin e tyre të lojës. E di që lojtarët e Kastriotit kanë stilin e tyre. Them se nesër do i mposhtim. Jemi në një formë shumë të mirë, kemi stil më të mirë loje dhe le të vazhdojmë”,  thotë Brdariç në fillim të prononcimit të tij.

Ndërkohë, sa i përket obektivit të titullit, tekniku kuqeblu, thotë: “Jemi në fundin e sezonit dhe tani çdo pikë që merret është e rëndësishme për të vazhduar përpara. Jam i kënaqur me pikët në Ballsh dhe e them se e rëndësishme është që të grumbullojmë pikët. Jam i bindur që do të vazhdojmë të bëjmë lojëra të mira për të marrë pikët. Përgjigja është e thjeshtë, ne jemi në këtë pozitë dhe nuk na intereson çfarë kemi bërë në të shkuarën. Të ecim përpara dhe të mësojmë nga gabimet. Është një proces pune që vazhdon, për të rritur dhe ruajtur balancën e stilit të lojës që kemi vendosur të luajmë. Jemi krenarë për këtë kampionat. Për momentin duhet të ruajmë këtë pozitë. Skuadrat që kemi përpara janë të mira, kanë investuar më shumë se ne dhe kanë më shumë eksperiencë, por ne duhet të rritemi. Çdo ndeshje është një betejë dhe sfidë dhe duhet të jemi gati për to. Nuk duhet të harrojmë kushtet e vështira për t’u stërvitur këtu. Kemi kaluar një dimër të vështirë, ku kushtet kanë qenë realisht të vështira. Shoh që ekipi im ka përparuar dhe jemi në finalen e sezonit. Me punë të fortë kemi arritur edhe rezultatet. Mos harrojmë që ngjeshja e ndeshjeve ka ndikuar dhe ja kemi dalë mirë.”

Kohët e fundit, mediat gjermane i janë rikthyer ecurisë pozitive që Brdariç po arrin me në krye të Vllaznisë. “Më pëlqen Gjermania, më pëlqen Shqipëria dhe shoh që këtu në Shkodër dhe Shqipëri ka një mentalitet gjerman. Kam dëshirë që të sjell këtu pak nga mentaliteti gjerman dhe mendoj se nga fillimi kemi bërë mirë, teksa shpresojmë të bëjmë edhe në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur me vendimin për të bërë Gurishtën kapiten, sepse është një lider i vërtetë bashkë me gjithë të tjerë.”, tha ndër të tjera gjatë konferencës për shtyp trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img