Thursday, March 28, 2024

Basketboll Meshkuj-Superliga/Vllazni fantastike, mund kryesuesen Goga Basket dhe rikthen besimin tek tifozëria kuqebu për titullin

Lexo

Një Vllazni fantastike është prezantuar mbrëmjen e sotme në Arenën Sportive “Dhimitraq Goga” të Durrësit në sfidën e luajtur përballë ekipit vendas Goga Basket. Në ndryshim nga dy ndeshjet e mëparshme ku skuadra kuqeblu humbi ndaj Partizanit dhe Teutës, ndeshja e sotme për llogari të javës së 14-të të Superligës ishte spektakolare në fushën e lojës. Me fitoren bindëse dhe me shifra të thella ndaj kryesueses Goga Basket që deri më tash në 13 javë ishte pa asnjë humbje ka rikthyer besimin në radhët e tifozërisë kuqeblu për realizimin e objektivit të fitimit të titullit kampion.

Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali kanë kryesuar gjatë gjithë ndeshjes duke e fituar atë me rezultatin bindës, 93-76. 26 me 18 ka përfunduar perioda e parë në favor të Vllaznisë, Goga Basket kundrapërgjigjet me fitoren e periodës së dytë 20-15, por duke mos e penguar Vllazninë të kryesojë në mbyllje të pjesës së parë 41-38. Shkodranët shpërthejnë në periodën e tretë teksa e fitojnë atë me shifrat, 27-17, duke vijuar të kryesojnë në rezultatin e përgjithshëm 66-55. Ndërkohë, edhe pse në periodën e fundit ka sinjale për një reagim të vendasve duke u ofruar madje dhe deri në 4 pikë diferencë, është Vllaznia që rikthehet bindshëm në minutat e mbetura të periodës së fundit, ku duke e fituar atë me shifrat 27-21 fiton edhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë, 93-76.

Pas kësaj jave janë përcaktuar katër skuadrat që do të vijojnë më tej betejën në fazën e “Play-Off”-it për titull. Tirana-Goga Basket dhe Teuta-Vllaznia janë dy çiftet gjysëmfinaliste të fazës Play-Off në basketboll për meshkuj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img