Sektori i gjykmit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur që takimin më të rëndësishëm të javës së 25-të të kategorisë Abissnet Superiore ta gjykojë arbitri i kolegjumit të Fierit, Kreshnik Cjapi.
Ndihmës të Cjapit do të jenë dy bashkëqytetarët e tij, Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova, ndërkohë që arbitër i katërt është durrsaki Andi Koçi.
Në sistemin VAR janë laçjani Klodian Prenga dhe lezhjani Ridiger Çokaj. Delegat dhe vëshgues të FSHF-së, janë Eraldi Shera(Shijak) dhe Klajdi Kola(Tiranë)
Dinamo-Vllaznia
Arbitër kryesor:Kreshnik Cjapi(Fier)
Asistent 1:Ilir Tartaraj(Fier)
Asistent 2:Orgest Grabova(Fier)
Arbitër i 4:Andi Koçi(Durrës)
Var:Klodian Prenga(Laç)
Avar:Ridiger Çokaj(Lezhë)
Delegat:Eraldi Shera(Shijak)
Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)
Fatos LAMAJ