Thursday, March 28, 2024

Mauricio Pochettino, nuk është më trajner i Paris Saint-Germain

Lexo

Zyrtare, Mauricio Pochettino nuk është më trajner i Paris Saint-Germain. Klubi parisien ka bërë të ditur në rrjejet sociale vendimin për trajnerin argjentinas: “Paris Saint-Germain konfirmon se Mauricio Pochettino ka përfunduar rolin e tij në klub. Klubi falënderon Mauricio Pochettino dhe stafin e tij për punën e bërë dhe i uron atyre më të mirat për të ardhmen”.

Pochettino mbërriti në Paris në janar 2021 për të zëvendësuar Tuchel të shkarkuar. Në krye të parizienëve ish-trajneri i Tottenham fitoi: një kampionat, një kupë franceze dhe një superkupë franceze duke shtyrë zhgënjimet e hidhura në Champions League (eliminimet në gjysmëfinale dhe raundi i 16).  Rekordi i tij në stolin e PSG-së është 55 fitore, 13 barazime dhe 15 humbje. Emri më i popullarizuar për udhërrëfyesin e ardhshëm teknik të Parisit është Cristophe Galtier, ish-trajneri i Nice.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img