Thursday, May 2, 2024

Kupa e Shqipërisë-Turi i Dytë, ndeshjet e para/Spikasin çiftet, Dinamo-Tirana 2:0 në grupin A dhe Egnatia-Partizani 3:1 në grupin B

Lexo

Me drebin kryeqytetas, Dinamo-Tirana, që ishte edhe çifti i fundit që u luajt për llogari të ndeshjeve të para të turit të dytë, janë mbyllur ballafaqimet e Kupës së Shqipërisë. 8 sfidat e luajtura në të dy grupet përkatëse, A dhe B, kanë prodhuar rezultate interesante. Mes tyre spikasin duelet, Dinamo-Tirana dhe Egnatia-Kukësi, ku edhe pse parashikoheshin si favorit, Tirana kryesuese e Superligës, dhe Kukësi i dyti që po kalon një superformë, janë mundur përkatësisht nga Dinamo dhe Egnatia.

Në derbin e kryeqytetit të luajtur në “Air Albania”, blutë dinamovitë të drejtuar, mundën Tiranën, e cila duket se euforia e fitores të shtunës së kaluar në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë për kampionat, e ka dëmtuar jo pak. Skuadra e drejtuar nga nga Blendi Shkëmbi Blutë ka mbyllur gjithçka që në pjesën e parë duke shënuar dy herë, fillimisht me anë të Ibraimit, i cili shndërroi në gol një penallti të dhënë në minutën e 26-të, dhe më pas, në të 38-tën me anë të Skukës. Përpara se të takohen dy javë më vonë për ndeshjen e kthimit, dy skuadrat në fjalë do të ballafaqohen përsëri mbrëmjen e së shtunës, në një derbi tjetër kryeqytetas, por tashmë për kampionat.  Në takimet e tjera të Grupit A, Korabi u mund në shtëpi nga Teuta 0-1 me gol të shënua rnga Lorenco Vila në minutën e 43-të, po kështu edhe Besëlidhja u mund në fushën e saj nga Partizani 0-1, me golin e shënuar që në minutën e 8-të nga Zhunior me penallti, ndërkohë që çifti tjetër i grupi, Bylis-Skënderbeu u mbyll në barazim, 1 me 1.

Grupi A

Korabi 0 – 1 Teuta (L. Vila 42′)

Besëlidhja 0 – 1 Partizani (Junior 7′ (p) )

Bylis 1 – 1 Skënderbeu (Hadroj 2′ / Moraes 84′)

Dinamo-Tirana 2-0 (Ibraimi 26’, Skuka 38’)

Në vemendjen e Grupit B, ishte ballafaqimi, Egnatia-Kukësi, edhe ky një duel Superioreje, i cili është mbyllur me fitoren e skuadrës rrogozhinase, me rezultatin 3 me 1. Imeri  në të tretën minutë, dhe Pedro Kabral me dopitetë 37′, 65′ për vendasit dhe Puntus në të 67-tën për kukësianët ishin autorë të golave në këtë ndeshje.

Dy takimet e tjera të këtij grupi, Pogradeci-Vllaznia dhe  Tomori-Laçi, u mbyllën pa histori duke evidentuar si skuadra fituese shkodranët dhe laçjanët, të parët me rezultatin 0-2 me golat e Hoxhaj 2’ dhe Mustedanagiç 73′, dhe të dytët 0-1 me golion e shënuar nga Ademi në të 32-tën minutë. Ndërsa, sa i përket çiftit tjetër, Flamurtari-Kastrioti, vlonjatët që luajnë në kategorinë e dytë duhen përgëzuar me barazimin pa gola që regjistruar në përballjen ndaj Kastriotit të Superiores.

Grupi B

Pogradeci 0 – 2 Vllaznia (Hoxhaj 2′, Mustedanagiç 71′)

Tomori 0 – 1 Laçi (Ademi 32′)

Egnatia 3 – 1 Kukësi (Imeri 3′, Pedro 37′ 63′ / Ndreca 67′)

Flamurtari 0 – 0 Kastrioti

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img