Friday, April 26, 2024

Kupa e Shqipërisë/Vllaznia-Labëria, klubi nxjerrë në treg biletat, reagojnë tifozët

Lexo

Të mërkurën, datë 13 tetor 2021, luhen ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Vllaznia pret në Shkodër ekipin e kategorisë së parë, Labëria, ndeshje e cila është planifikuar të luhet në stadiumin nëmër 2 të Shkodrës, atë “Reshit Rusi” duke filluar nga ora 13.30. Në prag të kësaj ndeshje, klubi kuqeblu ka bërë me dije se ka nxjerrë në treg biletat, të cilat do të shiten pranë mjedisit të “Reshit Rusit”.  Një gjë të tillë e ka bërë përmes njoftimit për shtyp, në të cilën thuhet:

 

NJOFTIM

Ju bëjmë me dije se duke filluar sot nis shitja e biletave të ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë në mes Vllaznisë dhe Labërisë, ndeshje kjo që do të luhet të mërkurën në orën 13.30 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Ditën e sotme (e martë) shitja e biletave do të bëhet nga ora 14.00- 18.00 pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ndërsa nesër (e mërkurë) shitja e tyre do të bëhet pranë fushës “Reshit Rusi”. Çmimi i biletës për këtë ndeshje është 200 lekë.

 

Njoftimi në fjalë duket se nuk është pritur mirë nga ana e masës së tifozëv. Duke pasë parasysh kushtet që afron “Reshit Rusi”, i cili edhe pse është i emërtuar në stadium, ai konsiderohet një fushë sportive stervitore,  por edhe nivelin modest të kundërshtarit,  e quajnë të tepërt të vendoset biletë për këtë ndeshje.

Ndeshja Vllaznia-Labëria është spostuar të luhet në “Reshit Rusi” për arsye se stadiumi “Loro Boriçi” është i bllokuar me proçesin e rimbjedlljes së barit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img