Tuesday, May 7, 2024

(Opinion)Roland Luçi, për Brojën: Ky djali ka dy aftësi dalluese të lindura, vertikalitetin dhe synimin e kapjes patjetër të zonës së rreptësisë, janë të rrallë te ngjashmit e tij në botë!

Lexo

Ish futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares kuqezi, Roland Luçi, i cili jeton prej vitesh në Austri flet me superlativa për talentin e sulmit të kombëtares sonë, Armando Broja. Jo vetëm si ish futbollist, dhe posaçërisht si sulmues, por edhe në cilësinë e trajnerit, pasi pak vite më parë drejtoi Vllazninë e Shkodrës, Luçi ka konstatuar disa cilësi tejet pozitive të këtij djaloshi i lindur në Angli, por që prindërit e tij janë lindur dhe rritur në Koplik të Malësisë së Madhe.

“Ky djali ka dy aftësi dalluese të lindura, vertikalitetin dhe synimin e kapjes patjetër të zonës së rreptësisë, janë të rrallë të ngjashmit e tij në botë.

Vetem një gjë mund ta frenojë në kapjen e majave të futbollit dhe kjo është egoja e tij disi e tepruar, paçka së për Kombëtaren tonë rezultoi fatlume. Me një korigjim të saj në drejtim të vënies në shërbim të ekipit, Armando Broja do të jetë më i suksesshmi i llojit të vet që ka lindur Shqipëria.

I ngjashëm me të, paçka se një shkallë më poshtë në komponentët e sipërpërmendur është dhe Uzuni. Është urgjence që këta të dy duhet të përbëjnë, jo vetem dyshen e sulmit tonë, por ndaj tyre dhe përshtatjen e sistemit të lojës.

Dhe që të mos zgjatem, dikush duhet t’i thotë trainerit që nuk duhet pritur deri në konsumimin e plotë të X a Y lojtari, por duhet ndërhyrë me ndërrime shumë më heret. Kështu dhe skeptiket e xhelozet do ta kenë më të vështirë në baltehedhjen ndaj Kombëtares nga studiot sportive në shumicë të degraduara.”, shkruan Roland Luçi në opinionin e tij dediluar për talentin kuqezi, Armando Broja.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img