Monday, July 22, 2024

Kupat e Europës/ Laçi dhe Teuta njohin rivalët e fazës play-off

Lexo

Laçi dhe Teuta janë dy klubet shqiptare që kanë kaluar me sukses raundin e dytë të kompeticionit “UEFA Conference League”, teksa ditën e sotme janë njohur edhe me rivalët e mundshëm në rast se do të kalojnë në fazën “play-off”.

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, shorti ka përcaktuar rivalët për Laçin dhe Teutën, ku kampionëve të Shqipërisë do t’u duhet të kalojnë fillimisht irlandezët e Shamrok Rovers, për t’u përballur më tej në fazën play-off me skuadrën humbëse të çiftit Omonia-Flora Talin. Durrsakët do të zhvillojnë ndeshjen e parë të turit të tretë më 5 gusht, ndërsa ndeshjen e kthimit më 12 gusht.

Ndërkaq, Laçi i drejtuar nga Shpëtim Duro, në rast fitoreje ndaj belgëve të Anderlehtit, do të gjejë në play-off skuadrën që do të dalë fitues nga çifti Vitese-Dundalk. Kurbinasit do të luajnë ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” më 5 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në Belgjikë më 12 gusht.

Ndeshjet e fazës play-off do të luhen më 19 dhe 26 gusht.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img