Thursday, April 25, 2024

Laçi-Dinamo 2-1. Kurbinasit përforcojnë vendin e dytë, dinamovitët thellojnë akoma më shumë krizën, rënia në të parën shumë pranë

Lexo

Tekniku Shpëtim Duro arrin fitoren e parë që pas rikthimit në stolin e skuadrës kurbinase. Këtë tre pikësh, Duro e merr në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Laçit, Laçi-Dinamo, sfidë kjo e mbyllur në favor të Laçit me rezultatin 2-1. Golat kanë për autor, Guindo 1′  dhe  Zarubica 86′ me penallti dhe  Fejzulla 60′ për miqtë.

Një fitore që për vendasit vlen në përforcim të vendit të dytë në tabelën e klasifikimit, pozicion që e mbajnë prej shumë javësh duke lënë pas Kukësin, Vllazninë dhe Partizanin që luftojnë për ta kapur atë, apo edhe për një vend të tretë që vlen për Kupat e Europës.

Ndërkohë, për Dinamon, kjo përballje ishte ndër shpresat e pakta për të marrë pikë në luftë për mbijetesen e qëndrimit në Superiore. Dhe, humbja e sotme, patjetër që e rëndon akoma më shumë sfidën në kampin blu, për të mos thënë se mbijetesa në kategotinë Supëriore është tejet e vështirë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img