Saturday, July 27, 2024

Laçi-Vllaznia, miqësore, sot ora 13:30. Testi kryesor për kuqeblutë në prag të sfidës zyrtare me Kukësin

Lexo

Ashtu siç ishte planifikuar edhe më herët, kuqeblutë do të zhvillojnë sot miqësoren e parë të vitit 2024 duke u përballur me Laçin. Ndeshja do të luhet në stadiumin kurbinas duke filluar rnga ora 13:30 dhe për të dyja skuadrat konsiderohet si një test serioz në prag të startit zyrtar të Superiores për pjesën e dytë të sezonit.

Miqësorja në fjalë merr vkerë akoma më shumë kur këto dy dy skuadra pritet të jenë rival dhe konkurente njëra me tjetrën për zonën e katër skuadrave finaliste. Një objektiv të tillë e ka realizuar Vllaznia duke qënë e katërta, por jo shumë larg është edhe Laçi, i cili për hirë të së vertetës gjatë sezoneve të fundit ka qënë sistematikisht pjesëmarrës në Kupat e Europës.

Pët teknikun e kuqebluve, Qatip Osmani, kjo miqësore do të shfrytëzohet në maksimum për të kolauduar formacionin e parë, emrat e të cilit pak a shumë i ka projektuar gjatë ditëve përgatitore të zhvilluar gjatë kësaj jave në grumbullimin e Ulqinit.

Menjëherë pas kësaj miqësoreje të sotme, Vllaznia ka paralajmëruar miqësoren tjetër, atë të së hënës ndaj Besëlidhjes, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Një miqësore kjo, që me të gjitha gjasat në formacionin e Vllaznisë do të jenë emrat e formacionit të dytë, si dhe element nga skuadra e Akademisë Vllaznia.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img