Saturday, July 27, 2024

Vllaznia deklaron formacionin e miqësores me Laçin. Osmani i beson 18 vjeçarit Dodaj nga minuta e parë

Lexo

Në pritje të miqësores, Laçi-Vllaznia, ndeshje e cila nis në oën 13:30 në stadiumin e qytetit të Laçit, në kampin kuqeblu është zyrtarizuar formacioni i parë, me të cilin tekniku Qatip Osmani do të luajë në këtë përballje.

Në mungesë të Ersin Hakajt në të majtë të prapavijës, i cili do të mungojë me Kukësin për shkak të dënimit nga komisioni i disiplinës, tekniku Osmani po përdor Esat Malën në atë pozicion.

Por, krahas të tjerave, dy ndryshime që spikasin janë edhe të qëndrës së mbrojtjes dhe sulmit. Kështu, në vend të Juriç në prapavijë sot do të luajë i riu Gledian Pusi, ndërkohë që në repartin ofensiv bie në sy që Osmani i ka besuar 18 vjeçarit Kevin Dodaj, futbollist që vjen nga Vllaznia U-19.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img