Friday, November 22, 2024

Lajm i mirë për kuqeblutë, mbrojtësi Isajevski gati për sfiden çerekfinale të Kupës, Vllaznia-Korabi

Lexo

Vllaznia ka një lajm të mirë në prag të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Në përballjen e së mërkurës me Korabin e Peshkopisë, takim që luhet të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 16.00, në dispozicion të stafit teknik do të jetë edhe mbrojtësi i majtë Aleksandër Isajevski. Mungesa e tij prej disa ndeshjes për arsye dëmtimi krijoi një pështjelim jo të vogël në formacionin kuqeblu, pasi teknikut Brdariç i është dashur të modifikojë prapavijen duke spostuar Imamin dhe ndonjë tjetër në krah.

Në fakt, Isajevski ka qënë gati që në ndeshjen e së premtes së kaluar me Bylisin, pasi është parë të jetë në nxemje për shumë minuta në pisten e stadiumit “Loro Boriçi” në pritje të aktivizimit si zëvendësues, por gjërat ndryshuan rrugës duke bërë të ndryshojë mendje Brdariç.

Pritshmëria e aktivizimit të tij në ndeshjen e Kupës ndaj Korabit është parë edhe gjatë seancës së fundit stervitore anti-Korabi, kur Isajevski është parë të stervitet me grupin e parë si dhe në projektin e atyre që pritet të luajnë nnga minuta e parë. Prania e tij në formacionin kuqeblu konsiderohet një garanci më shumë për prapavijen e Vllaznisë duke u rreshtuar përkrah Adilit dhe Imamit në qëndër dhe Gurishtes djathtas.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img