Monday, November 25, 2024

Lajm i mirë për Vllazninë, Këshilli Bashkiak miraton propozimin e Bashkisë për privatizimin 100 % të aksioneve

Lexo

Këshilltarët vendor, të cilët njëkohësisht janë edhe antarë të Asamblesë së KF Vllaznia kanë votuar pro propozimit të ardhur nga Bashkia Shkodër në lidhje me hapjen e procedurave të privatizimit 100 përqind të KF Vllaznia. Vendimi në fjalë, që konsiderohet shumë i rëndësishëm për fatet e së ardhes së futbollit shkodran, është marrë mbrëmjen e së premtes gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak Shkodër, e cila falë situatës së pandemisë është zhvilluar online.

Në njoftimin që Këshilli Bashkiak shpërndante pak ditë përpara zhvillimit të kësaj mbledhje bënte të ditur pesë pikat e rendit të ditës, ku ajo që kishte të bënte me çështjen e privatizimit të Vllaznisë ishte e pesta.

Pr/ Vendim “Për dhënien e pëlqimit për shitjen me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a. në masën 100%.”,   -thuhej konkretisht në këtë pikë, e cila për hirë të së vertetes mori jo pak diskutime në radhët e këshilltarëve. Fillimisht, ishte kryebashkiakja Voltana Ademi që njëherazi mban edhe postin e presidentes të KF Vllaznia, e cila bëri një pasqyrë të situatës aktuale lidhur me përgatitjen e dokumentacionit që grupi i punës ka dorëzuar në Këshillin Bashkiak. Për hirë të së vertetës duhet thënë se ashtu siç e kanë bërë të ditur edhe në prononcimet e mëparshme, përfshirë edhe vetë kreun e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadija, këshilltarët kanë shprehur vullnetin e mirë për ta çuar Vllazninë drejt procesit të privatizimit, por, në pyetjet dhe diskutimet e tyre, ato kërkonin zbatimin e këtij procesi me baza sa më ligjore, në mënyrë që mos të ketë probleme në vazhdimësi lidhur me këtë temë, pasi më herët kanë pasur një përvojë shumë negative me një kompani zviceriane, me të cilën janë akoma në process gjyqësor.

Në fund, ka ardhur edhe votimi, ku me 39 vota PRO, projektvendimi në fjalë “Për dhënien e pëlqimit për shitjen me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit Vllaznia sh.a. në masën 100%.”, është miratuar nga këshilltarët vendorë. Miratimi i kësaj pike konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe si momenti më pozitiv për fatet e futbollit shkodran në vazhdimësi, duke i hapur rrugë një menaxhimi krejt tjetër në duart e privatit, dhe duke e shkëputur njëherë e mirë administrimin nga institucioni vendor, që për hirë të së vertetës ka konsumuar shuma të mëdha financiare në kurriz të taksapagueve shkodranë për të mbajtur klubin në këmbë.

Pas këtij vendimi të Këshillit Bashkiak Shkodër, strukturat përkatëse në Bashkinë Shkodër  do të vijojnë punën për procedurën e nxjerrjes në ankand të aksioneve të KF Vllaznia, ku shuma e miratuar me këtë rast si çmim fillestar është prej rreth 600 milion lekësh të vjetër.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img