Lajmi për largimin e Brdariç dhe keqardhja e komentatorit të futbollit Edmond Dibra

Lexo

(Video) Vllaznia, shpallet kampione në Gjimnastiken Artistike. Trajnerët Izmir Kashi dhe Shpresa Salja, përsërisin suksesin e vitit të kaluar!

Për ekipin e Vllaznisë, Gjimnastika Artistike është shndërruar në një passion dhe burim suksesesh. Për të dytin vitë me...

Longo: “Nuk kemi marrë atë që kemi merituar por ky është futbolli”

Trajneri i Flamurtarit, Diego Longo, foli pas humbjes me Korabin me rezultatin 1-2:“Kemi parë një ndeshje që luajtëm vetëm...

Kumbarçe: “Fitore e merituar, kjo fitore shkon për kapitenin. Do doja të ndesheshim me Erzenin”

Korabi arriti të kualifikohej në finalen e “play off” dhe tani do të presë se cila skuadër do të...

Humbja e sotme e Vllaznisë me Bylisin në “Loro Boriçi” ka shkaktuar “tërmet” në kampin kuqeblu. Nga sa bëhet e ditur, menjëherë pas ndeshjes drejtuesit e klubit kuqeblu kanë zhvilluar një mbledhje urgjente duke shprehur pakënaqësinë totale, jo vetem për humbjen e sotme, por në përgjithësi edhe për gjendjen aspak të mirë që po kalon skuadra gjatë javëve të fundit. Burimet nga brenda klubit bëjnë të ditur vendimin që është marë për largimin e trajnerit, Tomas Brdariç. Bazuar në të njëjtat burime, një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe media serioze kombëtare, siç janë, TVSH dhe Top Channel, por që gjithësesi, akoma nuk ka një deklaratë zyrtare nga ana e KF Vllaznia për një gjë të tillë.

Mesazhi i komentatorit të futbollit Edmond Dibra….

……e megjithate faleminderit per risite e reja qe solle, per menyren e lojes bukur dhe festimet e vecanta, nuk ma merte kurre mendja se do vinte kjo dite….. largimi YT, por futbolli keshtu e ka dhe koke turku gjithnje trajneri behet, Zoti e befte mire per VLLAZNINE tone, dhe nje here faleminderit Mister BRDARIC

…është ky mesazhi i komentatorit të futbollit të Radio Tiranës, Edmond Dibra, publikur pak çaste më parë, menjëherë pasi ka mësuar lajmin për vendimin e largimit të gjermano-kroatit, Tomas Brdariç nga pankina kuqeblu, të cilin e ka shoqëruar dhe disa foto që shprehin emocion…

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -