Interi mundi 2-0 Shakhtar Donetsk dhe gjendet një hap larg kualifikimit për në 1/16 e Champions League. Zikaltërit në San Siro dominuan që në minutat e para, shpërdoruan shumë, por në fund e zhbllokuan sfidën falë golit të mrekullueshëm të Dzekos, i cili pak minuta më vonë gjen edhe dopietën personale (61′ dhe 67′). Për zikaltërit do të mjaftojë që Sherifi të mos mposht Real Madridin për të kaluar.
Haller konfirmon veten si sulmuesi surprizë i këtij edicioni të Champions League. Ivoriani shënoi një dygolësh në Stamboll dhe e shtyu Ajaxin e tij 2-1 në një rikthim kundër Besiktas, duke u ngjitur në nëntë gola dhe duke arritur Leëandoëski në krye të tabelës së golashënuesve. Turqit kaluan në avantazh në minutën e 22-të me një penallti të Ghezzal, holandezët parakaluan në pjesën e dytë dhe qëndruan në pikë të plota, duke fituar grupin dhe duke eliminuar kundërshtarët.