Friday, March 29, 2024

Milani surprizon, mund Atletiko Madrid në transfertë, shpresa për kualifikim

Lexo

Atletiko Madrid-Milan, ishte një ndër çiftet interesante të luajtura mbrëmjen e së mërkurës për kualifikueset në grupet e Ligës së Kampioneve. Edhe pse kanë luajtur në transfertë, italianët  e Milanit kanë spikatur në volumin e lojës si dhe rastet e pastra për shënim përballë një Atletikoje të kënaqur të merrte një pikë të vyer. Për rrjedhojë, pjesa e parë e kësaj përballjeje të luajtur në kryeqytetin spanjoll është mbyllur me rrjeta të paprekura 0-0. Edhe 45 minutat e dyta do të ofrojnë të njëjtën tablo, me Milanin që jo vetëm mbizotëron në lojë, por ndryshe nga pjesa e parë, edhe ndërton raste të volitshme për shënim, kryesisht në gjysmëorën e fundit, edhe për meritë të ndërrimeve të bëra nga trajneri Pioli.

Fundi i krejt takimit kishte rezervuar edhe momentet më emocionuese, kur vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt, Milan gjenë golin me anë të Messias përmes një një goditje me kokë që që ka mposhtur Oblak.

Goli i shënuar nga Messias ka hapur shpresat dhe mundësitë që Milan të sigurojë kualifikimin në grup, teksa do të vijojë betejën me Porton dhe Atletikon, ku do të luftojnë për biletën tjetër për në turin e 16-shes së Ligës së Kampioneve, por edhe për vendin e 3-të, që të çon në Ligën e Evropës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img