Thursday, April 25, 2024

Liga e Kampioneve-Tirana humbet 1-0 në transfertë me Dudelanzh, bardheblutë besojnë në përmbysjen e rezultatit në Tiranë

Lexo

Bardheblutë e Tiranës e kanë nisur me humbjen aventurën e tyre në edicionin e sivjetëm të Ligës së Kampioneve të Europës, teksa janë mundur në transfertë nga skuadra luksemburgase, Dudelanzh.

Dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadrër, dhe në fund, Tirana ka fiksuar humbjen në përballjen e sotme luajtur në stadiumin Jos Nosbaum(Dudelande)-Luksemburg. Edhe pse përgjithësisht, skuadra e drejtuar nga tekniku Shehi është shfaqur autoritare në fushën e lojës nuk ka arritur të shënojë në portën kundërshtare, gjë që mun t’i jepte kurajon e duhur për ndeshjen e kthimit.

Madje, kampionët e Shqipërisë nuk arritën të shfrytëzonin edhe një mundësi të mirë që ia dha kundërshtari, teksa Kirsh ndëshkohet me kartonin e kuq pas dy të verdhave nga arbitri norvegjez Rohit Saggi duke e lënë skuadrën vendase me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Në vijim, të njëjtin gabim bëjnë edhe bardheblutë e Tiranës kur pas dy verdhave, norvegjezi Saggi ndëshkon me të kuqe Limajn duke i dhënë mundësi vendasve të ekulilibrojnë forcat në fushën e lojës.

Një mmonet i till i jep kurajon e duhur kampiones së Luksemburgut, e cila duke përfituar edhe nga apatia e prapavijës së Tiranës arrin të shënoj në minutën e 71-të me Hasan, gol i cili qëndron në fuqi deri në mbyllje të krejt ndeshjes duke i dhënë fitoren Dudelanzh me rezultatin 1-0.

Një fitore kjo që në një farë mënyre hedh një hap pozitiv për skuadrën luksemburgase drejt kualifikimit në turin e dytë. Por, ndryshe mendojnë në kampin e kampiones së Shqipërisë, të cilët besojnë se në ndeshjen e kthimit që do të luhet një javë më pas në “Air Albania” të kryeqytetit shqiptar do të vijë përmbysja e rezultatit në favor të Tiranës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img