Thursday, April 25, 2024

Shehi, analizon humbjes e Tiranës me Dudelanzh. Optimist për kalimin e turit

Lexo

Në analizën e bërë menjëherë pas ndeshjes së luajtur mbrëmjen e sotme në transfertë me Dudelanzh të Luksemburgut, ndeshje të cilën Tirana e humbi me rezultatin 1-0, trajneri bardheblu, Orges Shehi, mendon se me natë që Tirana paraqiti në ndeshjen e parë, kualifikimi është i mundshëm në përballjen e pas një jave në Tiranë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Deri diku e interpretuar mirë, goli ishte i evitueshëm, por gjëra të tilla ndodhin. Të vjen keq për kartonin e kuq që morëm, sepse u prishën strategjitë. Skuadra nuk u fut në presion. Kartonët u morën shpejt.

Ka dhe ndeshje kthimi, kemi besim për ta përmbysur rezultatin në Tiranë. Si mund ta marrin Veseli dhe Totre topin, kur të gjithë kundërshtarët janë bosh, dalin jashtë loje ata, kur kundërshtarët mbrohen në 40 metra. Kërkonim të luanim shpejt dhe të ndërronim krahun e lojës. Presioni kundërshtar na bëri që të gabojmë. Nuk jam dakord kur thoni që 2 mesfushorët duhet të futen në lojë, kur në boshtin qendror ata kanë 8 lojtarë. Ne ishim gati për të ndryshuar. Do ndërronim një mesfushor dhe të fusnim Hasanin. Kartoni I kuq I Limajt na I prishi planet. Situatat e lojës rrjedhin shumë shpejt, nuk e menduam kartonin e kuq tonin që do të vinte aq shpejt.

Taulanti mund të luajë edhe në majë të sulmit, por është më efikasës në krah. Varet nga kundërshtarin. Mos harrojmë që ka bërë 18 gola duke luajtur në krah.

Shtatëlartësia e skuadrës sonë ishte dukshëm e ulët me kundërshtarin. Kjo është shumë e rëndësishme. E rëndësishme është të kthejmë rezultatin pas 2 jave në Tiranë”, u shpreh Shehi.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img