Thursday, April 25, 2024

Liga e Kombeve-Prag Islanda, kuqezinjtë mbërrijnë në Reykjavik, të hënën, ora 20:45 sfida Islandë-Shqipëri

Lexo

Shqipëria do të luajë mbrëmjen e së hënës së 6 qershorit ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Kalendari e ka vendosur të ndeshet në transfertë me kombëtaren e Islandës, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin  Laugardalsvöllur, Reykjavik duke mnisur nga ora 20:45.

Në prag të kësaj ndeshje, kuqezinjtë tanë të drejtuar nga trajneri Edi Reja konsumuan disa ditë përgatitore në kompleksin sportiv të Durrësit, ku seanca e fundit ishte ajo e pasdites së premte.

Një seancë ku tekniku Reja ka bërë kolaudimet e fundit anti-Islanda, duke piketuar edhe emrat e formacionit. Për ndeshjen e parë në radhët e kuqezinjëve do të mungojë titullarët Armando Broja dhe Myrto Uzuni. Për Brojën, bëhet e ditur se ka rezultuar me problem Covidi, dhe për këtë ka qëndruar disa ditë pushim. Megjithatë, për sulmuesin me origjinë nga Malësia e Madhe, ka lajme të mira, sespe në testin e fundit Covid-19 të bërë një ditë më parë ai ka ka dalë negativ duke iu dhënë e drejta të stërvitet në mënyrë individuale te Çelsi.

Stafi i Kombëtares është në kontakte të vazhdueshme me klubin anglez për t’u përditësuar mbi gjendjen fizike të sulmuesit, i cili pritet t’i bashkohet përfaqësueses shqiptare në Durrës pas kthimit nga Islanda ku shpresohet që ai të jetë në gjendje optimale për të luajtur në dy sfidat e radhës ndaj Izraelit dhe Estonisë.

Ndërkohë, sa i përket Myrto Uzunit, si rezultat i një dëmtimi në kavilje, ai ka zhvilluar stërvitje të diferencuar. Stafi mjekësor i kombëtares shqiptare, pas konsultimeve ka vendosur që lojtari të mos udhëtojë me skuadrën në Islandë dhe të qëndrojë në Shqipëri duke vijuar rikuperimin e plotë për të qënë gati në ndeshjen e radhës me Izraelin.

Kombëtarja kuqezi ka udhëtuar paraditen e së shtunës drejt Islandës, teksa pasdite do të zhvillojë një seancë stërvitore, ndërsa të dielën ekipi do të kryejë edhe stërvitjen zyrtare në stadiumin Laugardalsvöllur, Reykjavik, një ditë para sfidës zyrtare, që luhet mbrëmjen e datës 6 qershor. Menëjherë pas ndeshjes së transfertës me Islandën, Shqipëria do të luajë në shtëpi dy sfidat e radhës, fillimisht me Izralein me datë 10 qershor ora 20:45 si dhe me 13 qershor ndaj Estonisë, ora 18:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img