Friday, April 26, 2024

Superliga U-21, Vllaznia humb në Rrogozhinë, por është nënkampione. Një grup talentesh kuqeblu, gati për të luajtur në ekipin e parë

Lexo

Supërliga e 21 vjeçarëve ka mbyllur këtë fundjavë garën e Kampionatit Kombëtar të futbollit duke evidentuar Bylisin kampion dhe Vllazninë nënkampione. Ndeshja e javës së fundit të kampionatit për kuqeblutë ishte ajo e luajtur në transfertë përballë Egnatias së Rrogozhinës. Një 90-të minutësh që prodhoi pesë gola, tre në portën e Vllaznisë dhe dy në atë të Egnatias duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin 3-2 në fitim të rrogozhinasve. Dy golat për Vllazninë janë shënuar nga Eraldo Deda dhe Elidon Dulaj, ndërkohë që për vendasit, shënues ishin Dermyshi, Hoxha dhe Kacbufi.

Gjithësesi, edhe pse është mundur në ndeshjen e fundit, Vllaznia me 60 pikë të grumbulluara dhe me golaverazhin shumë pozitiv, 66-36, ka arritur të mbajë vendin e dytë në renditje duke u shpallur nënkampion i sezonit 2021-2022, pozicion ky që e mban për të dytin sezon radhazi.

Titullin kampion për Superligën e futbollit të 21 vjeçarëve e ka merituar skuadra ballshiote  Bylis, me një formacion ku gjysma e tij janë futbollistë shkodranë, mes të cilëve spikasin sulmuesit Eridon Qardaku dhe Joald Ivziku si dhe qëndërmbrojtësi Marçelino Preka.

Ndërkohë, sa i përket Vllaznisë U-21, duhet thënë se dyshja e trajnerëve, Deano Sibson dheb kolegu i tij, Ergi Borshi kanë bërë një punë të mirë, ku rezultatet e tyre maten me lojrat shumë cilësore që skuadra kuqeblu ka paraqitur në fushën e lojës, sidomos në fazën e dytë ku fitoret e saj ishin të njëpasnjëshme.

Vlerat më të mëdha të kësaj skuadre qëndrojnë kryesisht, tek elementi cilësor që ka spikatur gjatë këtij sezoni futbollistik, ku sipas specialistëve të futbollit, një pjesë e mirë e tyre është gati të luajë për skuadrën e parë, gjë për të cilën realisht kanë filluar kontaktet me drejtuesit e presidendces kuqeblu.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img