Monday, May 6, 2024

Liga Unike-Basket Meshkuj/ Vllaznia humb thellësisht më transfetë me Teuten 94-57 dhe mbetet e fundit në renditje

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë së koshit për meshkuj vazhdojnë të regjistrojnë rezultate negative. E fundit është ajo e pësuar në Ligën Unike, ku Vllaznia u mund të transfertë nga Teuta me rezultatin 94-67.

Ndeshja e vlefshme për Javën e shtatë të Ligës Unike është zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit, ku skuadra vendase ka qënë dominuese që nga fillimi i ndeshjes dhe deri në fund.

Vendasit e filluan më mirë sfidën, ku qysh në çerekun e parë krijuan epërsi 24:10, ndërsa kjo pjesë përfundon 25:12. Ata vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e shtuar epërsinë minutë pas minute, ndërsa në pushim shkuan me shifra të larta, 45:19.

Basketbollistët e Teutës nuk u ndalën as në pjesën e dytë, ku fituan periudhën e tretë 27:20 dhe atë të fundit 22:18, për të triumfuar në fund me rezultat bindës 94:57.

Te Teuta e Durrësit më i dalluari në parket ishte Tamas Bruce me 19 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime, ndërsa te Vllaznia e Shkodrës më i dalluari ishte Robert Shestani me 19 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.

Pas kësaj jave, Teuta ka katër fitore dhe tri humbje, kurse Vllaznia një fitore dhe gjashtë humbje, duke mbetur në vendin e fundit të renditjes së Ligës Unike me vetëm 8 pikë. Tabelën e klasifikimit të Ligës Unike e kryeson ekipi kosovar, Ylli me 13 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img