Friday, April 26, 2024

(Video) Tenis-Senad Tafa i Ulqinit dhe Andrian Bleta i Tiranës, fitues të Turneut Mbarëkombëtar “Shkodra Indoor 2021”

Lexo

Sporti i tennisit ka mbyllur aktivitetet e vitit 2021 me Turneun Mbarëkombëtar “Shkodra Indoor 2021”, aktivitet ky i zhvilluar për tre ditë me radhë në kompleksin sportiv më të ri dhe modern “Adriatic Tennis Club” i përuruar ditët e fundit në periferi të Shkodrës.

Mbi 50 pjesëmarrësve nga Shkodra, Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova dhuruan emocione për të pranishmit që e ndoqën nga afër aktivitetin. Ato që shfaqen interesin më të madh ishin ndeshjet finale të ditës së diele.

Fillimisht është zhvilluar finalja për kategorinë e moshës plus 35 vjeç në mes tenistit Senad Tafa nga Ulqini dhe rivalit të tij nga Tirana, Miron Radovicka. Një ndeshje plot rivalitet dhe emocione që në fund fitorja i buzëqesh tenistit ulqinak, Senad Tafa, duke koleksionuar kështu krahas trofeve të tjerë të mëparshëm edhe kupën e “Shkodra Indoor 2021” për kategorinë e moshës plus 35 vjeç.

Menjëherë pas kësaj finaleje, në mjediset komode të “Adriatic Tennis Club” është zhvilluar finalja tjetër po aq e rëndësishme, ajo për kategorinë e moshës plus 45 vjeç, e cila vuri përballë njëri tjetrit, tenistin shkodran, Andi Bilali dhe atë nga Tirana, Andrian Bleta.

Tenisti shkodran, Andi Bilali, i cili pak ditë më parë fitoi trofeun e Turneut të Ligës Veriore, e filloi mjaft mirë ndeshjen, teksa fitoi setin e parë 6-2. Por, kur pritej që Bilali të fitonte edhe setin e dytë dhe të gjithë ndeshjen, është tenisti tiranas, Andrian Bleta që duke përmirësuar ndjeshëm nivelin e lojës së tij, përmbys gjithçka. Pasi fiton setin e dytë duke barazuar rezultatin në 1-1, fiton edhe finalen duke u shpallur kampion i kategorisë së moshës plus 45 vjeçare.

Në përfundim të ndeshjeve është zhvilluar ceremonia e mbylljes së aktivitetit ku në emër të organizatorëve, kanë qënë antarët e kryesisë së Shkodra Club Tennis, Sokol Hoxha dhe Gëzim Galiqi, së bashku me presidentin, Mark Gjeka, që dorëzuan kupat përkatëse dhe stimujt material për tenistët fitues.

Sipas organizatorëve, me Turneun Mbarëkombëtar, “Shkodra Indoor 2021” tenisi shkodran ka mbyllur garat për vitin 2021, ndërkohë që me fillimin e vitit të ri 2022, në program janë edhe veprimtari të tjera, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img