Linfield FC, është kundërshtari i Vllaznisë në turin e parë të UEFA Europa Conference League

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ashtu siç paralajmëruam edhe më herët, në orën 15:00 të pasdites së sotme është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë të UEFA Europa Conference League. Në praninë e dy përfaqësuesve të KF Vllaznia, Blendi Dibra dhe Artan Brahimi, përzierja e goglave ka fiksuar çiftin, Linfield FC- KF Vllaznia.

Linfield, është një nga skuadrat më simpatike të Irlandës së Veriut, e cili përgjithësisht ka qënë pjesë e vazhdueshme e Kupave të Europës. Një kundërshtar për t’u marrë në konsideratë, por në një farë mënyre me mundësi kualifikimi për Vllazninë.

Shorti ka vendosur gjithashtu që kuqebluve u duhet të udhëtojnë në Irlandën e Veriut për të luajtur ndeshjen e parë në transfertë me datë 13 korrik, ndërkohë që pas dy javësh do të presin  Linfield FC në shtëpi.

Sipas specialistëve të futbollit, luajtja e ndeshjes së parë në transfertë konsiderohet pozitive për Vllazninë, e cila në sfidën e dytë ka më shumë shanse të zyrtarizojë kualifikimin përpara tifozëve të saj në stadiumin “Loro Boriçi”.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Botërori i Futbollit-Grupi B/Nuk ka fitues në duelin Kanada-Bosnje. Boshnjakët kaluan të parët në avantazh me Lukiç, kanadezët barazojnë me Larin

Kanada-Bosnje 1-1(Golat:Larin 78'/Lukiç 21') Kanada:Krepeau,Xhonston,Fugeroles,Kornelius,Lareia,Bucanan(Ahmed 61'),Kone,Eustakio,Milar(Safelburg 61'),Xh.David(P.David 61'),Oluvasei(Larin 76'). Trajner: Xhesi Marsh Bosnjë:Vasilj,Dediç,Muharemoviç,Katiç,Kolasinac(Burniç 84'),Bajraktareviç(Suniç 74'),Tahiroviç,Basiç(Gigoviç 61'),Memiç(Alajbegoviç 74'),Demiroviç,Lukiç(Bazdar 61'). Trajner:Sergej Barbarez Gjyqtarë:Fakundo Tejo,Pablo...
- Advertisement -spot_img