Monday, April 29, 2024

Partizani mëson kundërshtarin e Ligës së Kampioneve, 15 herë kampionia e Bjellorusisë, BATE Borisov

Lexo

Në shortin e hedhur pasditen e sotme, Partizani, skuadra kampione e Shqipërisë, ka “peshkuar” skuadrë  bjelloruse, BATE Borisov, skuadër me mjaft histori në futbollin bjellorus.

Nga sa bëhet e ditur, kundërshtari i të kuqve është shpallur 15 herë kampion në Bjellorusi, nga të cilat 13 herë radhazi. jithashtu, skuadra mban rekordin si ekipi i vetëm bjellorus që ka arritur në grupet e Ligës së Kampioneve dhe këtë e ka bërë 5 herë ndërkohë që ka arritur edhe 3 herë grupet e Ligës së Europës, gjë të cilën e ka arritur edhe Dinamo Minsk.

Emri i BATE Borisov është shkurtimi i “Borisov Automobile and Tractor Electronic” dhe është themeluar në vitin 1973. Në vitin 1984, Bate Borisov u shkri, por në vitin 1996 u rithemelua sërish, duke shkruar histori në Bjellorusi. BATE i luan ndeshjet si vendase në stadiumin “Borisov Arena”, stadium ky me kapacitetin 13.126 vendësh.

Ndeshjet e këtij turi paraeleminar, do të luhen në datat, 11-12  dhe 18-19 korrik 2023.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img