Tuesday, April 30, 2024

Liverpul-Real Madrid, momenti i së vërtetës: gjithçka në RTSH

Lexo

Liverpool dhe Real Madrid do të përballen sonte në mbrëmje, ora 21:00  në finalen e UEFA Champions League.

Dhe ja ku jemi në finale! Liverpul-Real Madrid, një sfidë që do të vijë për sportdashësit në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Liverpooli po përjeton një sezon të paharrueshëm që është pothuajse historik. Në Premierligë, rivalët tashmë historikë Manchester City e kanë fituar kampionatin, por ‘Reds’ kanë dominuar të gjitha garat në të cilat kanë marrë pjesë.

Nga ana tjetër, Real Madridi u kurorëzua kampion i Spanjës, por përjetoi një sezon europian plot ulje-ngritje, por mbi të gjitha rikthime në kufirin e së pamundurës. Udhëtimi i Realit këtë sezon mund të jetë komploti i një libri, fundi i të cilit ende nuk është shkruar.

Rrugëtimi i Reds: vendi i parë Grupi B, 2-1 kundër Interit (raundi i 16-shes), 6-4 ndaj Benfikës (çerekfinale), 5-2 kundër Villarrealit (gjysmëfinale)

Situata aktuale: përfundoi i dyti në Premier League, fitues i Kupës FA, fitues i Kupës së Ligës

Rrugëtimi i Merenges: vendi i parë Grupi D, 3-2 kundër PSG (raundi i 16-shes), 5-4 kundër Chelsea (çerekfinale), 6-5 kundër Man. City (gjysmëfinale)

Situata aktuale: fitues i La Ligës

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img